Kronika 27 April 2026, 21:27 Nga VNA

“Telefoni i Kryemadhit, thembra e Akilit”/ Klodiana Lala: Sot ka nisur zyrtarisht përballja e Ilir Metës me drejtësinë shqiptare

Ndaje në Whatsapp
“Telefoni i Kryemadhit, thembra e Akilit”/ Klodiana Lala: Sot ka

Këtë të hënë në GJKKO u mbajt seanca e parë e procesit ndaj Ilir Metës.

Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 gazetarja Klodiana Lala tha se sipas saj, sot nisi edhe zyrtarisht, beteja e ish-presidentit Ilir Meta me drejtësinë shqiptare.

“Gjykim në themel do të thotë që do të debatohen të gjitha provat. Fatime Kryemadhi paralajmëroi se do kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe mund të veçohet çështja nëse gjykata do vlerësojë se nuk cënohet integriteti i çështjes dhe gjykimi i saj. Sa i përket zotit Meta dhe Kryemadhi kanë paralajmëruar se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar…do diskutohet me letër porosi jashtë vendit, e deri te celulari i zonjës Kryemadhi që mund ta quaja thembra e Akilit në këtë histori. Sot zyrtarisht sipas meje ka nisur edhe përballja e Ilir Metës me drejtësinë shqiptare”, tha ajo.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme