Kronika 16 October 2025, 14:36 Nga VNA

Të shtëna me armë pranë mbikalimit të Rinasit, një person i plagosur në këmbë

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë pranë mbikalimit të Rinasit, një

Në afërsi të mbikalimit të Rinasit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e Megatek, ku burimet bëjnë me dije se konflikti mes dy personave ka nisur për motive banale. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë personin tjetër.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar identitetin e të plagosurit, i cili deri tani nuk është treguar bashkëpunëtor.

Ndërkohë, autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja, ndërsa forcat e rendit po shqyrtojnë kamerat e sigurisë për të mbledhur prova.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme