Kronika 21 April 2026, 21:59 Nga VNA

Të shtëna me armë në Memaliaj – vritet 30-vjeçari, autori në arrati; zbardhen lidhjet me emra të njohur të krimit

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë në Memaliaj – vritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:50, pas një konflikti, shtetasi Donald Nela, 29 vjeç, i njohur edhe si “Tupja”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxha, 30 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Darjo Nela, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, Donald Nela rezulton të jetë personi me të cilin ka pasur kontakt për herë të fundit 30-vjeçari Erald Muçi, i raportuar më herët si i zhdukur. Ky i fundit njihej si mik i afërt i Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më 11 qershor 2022 në një atentat me eksploziv pranë zonës së TEG-ut në Tiranë.

Pas ngjarjes në Memaliaj, autori i dyshuar është larguar me automjet, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme