Kronika 25 November 2025, 10:59 Nga VNA

Të shtëna me armë në Lushnje, tre persona qëllojnë drejt një automjeti në lëvizje

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë në Lushnje, tre persona qëllojnë

Pak minuta më parë janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve paraprake, tre persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt një automjeti që ishte në lëvizje.

Aktualisht nuk dihet nëse nga të shtënat ka persona të plagosur, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar. Po ashtu, nuk është bërë ende e qartë se kush ka qenë shënjestra e sulmit.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme