Kronika 24 November 2025, 17:47 Nga VNA

Të ngujuarit i shpallin luftë RENEA-s, familjarë të Cumrrakut drejt Oroshit për të negociuar me të e mikun e tij

Ndaje në Whatsapp

Të ngujuarit i shpallin luftë RENEA-s, familjarë të

Pavarësisht thirrjeve të RENEA-s që të ulë armët dhe të vetëdorëzohet Julian Cumrraku refuzon të dalë nga banesa ku është ngujuar bashkë me një person tjetër dhe kërcënon se do të qëllojë ndaj policisë.

Një orë më parë nga Lezha drejt fshatit Orosh, njësia administrative Qatë Mali, bashkia Fushë Arrëz, është nisur vëllai I njërit prej dy personave të cilët ndodhen të ngujuar në shtëpinë atje me qëllim që të negociojë  me ta që të dorëzohen. Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të policisë.

Banesa ku ata janë ngujuar preh mëngjesit është e pabanuar prej kohësh ndërsa mësohet se është në pronësi të Mëhill Jakut. Cumrraku sipas burimeve policore dyshohet të jetë i lidhur me grupe me natyrë terroriste. Ndërsa personi tjetër është identifikuar si Arben Uka që më herët ka qenë në vëzhgim nga Antiterrori.

https://www.vna.al/kronika/aksioni-i-nisur-qe-ne-mengjes-identifikohet-personi-i-armatosur-ne-orosh-i17175

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme