Kronika 25 October 2025, 13:28 Nga VNA

Të dënuar nga GJKKO për kultivim bimësh narkotike, arrestohen dy të kërkuarit në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Të dënuar nga GJKKO për kultivim bimësh narkotike,

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi ishin shpallur në kërkim, për shkak të një dënimi të dhënë ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme, për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në pranga ranë Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Sefer Dukaj, 45 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë.

“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme