Kronika 29 Shtator 2025, 21:36 Nga VNA

Takimi sekret në Aruba/ Lindita Çela: Shqetësim kryesor, pastrimi i parave dhe kullat

Ndaje në Whatsapp
Takimi sekret në Aruba/ Lindita Çela: Shqetësim kryesor,

Gazetarja investigative, Lindita Çela, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me takimin e zhvilluar në Aruba, ku pretendohet se zyrtarë të qeverisë Rama janë takuar në vitin 2019 me personazhe të krimit të organizuar. 

Çela deklaroi se nuk ka prova që lidhin kryeministrin Rama me këtë takim, ndërkohë që e quajti përpjekjen e opozitës për të kthyer në betejë librin e gazetarit italian, duke shtuar fakte sensacionale, si të gabuar, pasi heq fokusin nga pastrimi i parave nëpërmjet kullave, për të cilin edhe opozita nuk flet. Çela deklaroi se pastrimi i parave është një problem themelor, që evidentohet edhe nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. 

"Libri i gazetarit, nuk flet vetëm për episodin e Arubës, por një sërë eksponentësh shqiptarë të cilët kanë patur një rol dhe aktivitet të caktuar në Itali dhe vendet e BE. Gazetari ka marrë dosjet e vendimeve gjyqësore, vendimeve të institucioneve ligjzbatuese, hetimet paraprake dhe ka bërë këtë cikël shkrimesh, janë mbi 10 personazhe të rëndësishëm, eksponentë shqiptarë. 

Për t’u ndalur në takimin e Arubës, e kam publikuar në shteg.org, kam kaluar publikimin e këtij takimi, sepse kam qenë në dijeni dhe e njoh gazetarin për punën e tij serioze. Ndonjëherë në media të tjera, Shqipëria etiketohet me pa të drejtë, në gazetarinë e tabloideve, por sa e kam ndjekur procesin, gazetari u është referuar dokumentave. 

Takimi i Arubës ka ndodhur por në gjykimin tim, mendoj se i bën nder kryeministrit duke e lidhur atë me deklarata të ngjashme, sepse nuk ka prova që lidhin drejtperdrejt kryeministrin e vendit. Opozita ka të tërë mekanizmat dhe format për të kërkuar një hetim, për të çuar më tej punën e një gazetari. Nuk mund të merret një shkrim apo libër dhe të kthehet në betejë të opozitës.  Për krimin e organizuar nuk fitet. Janë të dhëna të takimeve, përmendet edhe përsonazhe, takimi ka ndodhur në janar 2019. Gazetari nuk përmend Black Eagle apo orë. 

Të dhënat janë të konfirmuara nga Europol dhe agjenci ligjzbatuese gjermane apo italiane. Më së shumti ka biseda që janë të përfshira për shkak të hetimeve që kanë patur personazhe të cakutuar, ata flasin për një takim. Më shumë sesa lidhjet që i bën opozita takimit, dua ta kthej diskutimin, që në këtë vend ndërtohen kullat, dhe për fat të keq nuk flet për kullat as opozita. Është në të gjithë raportet ndërkombëtare, në të gjithë raportet e organeve ligjzbatuese, ndërtimi i kullave është mënyra kryesore e pastrimit të parave. Nga intervistat e gazetarit bëhet fjalë për një kullë në qendër të Tiranës, është dhënë leje.

Njerzit e përfshirë në takim janë të lidhur me biznese të caktuar, por gazetari nisur nga informacionet dhe dosjet që ka lexuar, apo përgjimet ambientale, ai thotë dhe përshkruan takimin dhe si flasin të tjerët për takimin, por janë personat që kanë lidhje me njëri tjetrin. Flitet për investime në kulla. Do të doja nga opozia, të ketë një diskutim sa i përket investimeve të krimit të organizuar në Shqipëri, jo një individ të vetëm. Gazetari ngre lidhjen që përfaqësuesi i qeverisë Rama, ka marër pjesë në takim.  

Gazetari nuk merr përsipër të thotë se kjo është e vërteta absolute, por ka insistuar për një koment të kryeministrit Rama", tha ndër të tjera Çela. 

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme