Kronika 29 September 2025, 21:18 Nga VNA

Takim sekret në Aruba mes krimit dhe qeveritarëve? Lala: U fol për leje ndërtimi, personazh qëndror, Artur Shehu

Ndaje në Whatsapp
Takim sekret në Aruba mes krimit dhe qeveritarëve? Lala: U fol

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për takimin në Aruba mes disa personave të krimit të organizuar, ku pretendohet se ka patur edhe përfaqësues të qeverisë Rama në vitin 2019. 

Gazetarja Lala dha disa detaje nga hetimet që janë zhvilluar në Belgjikë, nga ku kanë dalë informacione rreth këtij takimi. 

"E kam mësuar për herë të parë, mbi bazën e një dokumenti të rrjedhur të autoriteteve belge. Është një process gjyqësor atje, Black Eagle, ku ishin hetuar një grup kriminelësh dhe trafikantësh shqiptarë të kokainës.  Ky grup ishte hetuar dhe po gjykohej nga një gjykatë belge, jo vetëm nga Sky ECC, por edhe prova të tjera. Për herë të parë, kam dërguar edhe link dhe shkrimet gjatë ditës së sotme, në atë shkrim që hasa, flitej për një takim në Aruba, ku bëri pjesë një numër i konsiderueshëm i botës së krimit dhe shqiptarë.

Mediat belge, identifikuan si figurë më përfaqësuese, Artur Shehun, një vlonjat që jeton në SHBA, figura qëndrore. Personi i dytë Alfredo Hamzaj dhe disa persona të tjerë. Nuk idenfitikohen emrat e politikanvë, por jepet identikiti i tyre. Artur Shehu ka aktivitet në Shqipëri, por jeton në SHBA. Ai ka fituar leje ndërtimi dhe është figurë qëndrore sa i përket tjetërsimit të pronave në Vlorë, por këtë duhet ta hetojnë autoritetet. Ai heton në SHBA por nuk e shmang nga lidhjet në Shqipëri. 

Ka dy momente thelbësore në këtë takim, një moment që ka të bëjë me një dhuratë, një orë 400 mijë euro, që thuhet se i është dhuruar një politikani dhe kjo mund të gjurmohet. Pjesa e dytë, aty është folur për lejet e ndërtimit. Mendoj se aty është thelbi, duke gjurmuar lejet e ndërtimit, që mund të kenë marrë personat e lidhur me ta.

Nga ana tjetër, nëse hetohen lidhjet, mund të hidhet dritë mbi atë që është biseduar dhe çfarë ka ndodhur në atë takim.

Kjo çështje u rikthye në vëmendje sepse një gazetar italian ka publikuar një libër, ku flitet për këtë takim. Por kjo ngjarje njihet që nga procesi Black Eagle.

Në dosjen Black Eagle, janë emrat dhe identikiti i politikanëve. Këtë e thonë autoritetet. Nëse prokuroria shqiptare ka interes ta hetojë, mund ti drejtohet belgëve. Kjo histori po bën zhurmë, sepse trafiku i drogës është konsideruar prioritet në BE dhe SHBA.

Duhet të na shqetësojë fakti që janë mbledhur në një takim dhe kanë folur për lejet e ndërtimit", tha Lala. 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme