Kronika 29 September 2025, 13:40 Nga VNA

Specialët e Burgjeve sekuestrojnë celular në qelitë e Drenovës, dyshohet se e përdorte Laert Haxhiu

Ndaje në Whatsapp
Specialët e Burgjeve sekuestrojnë celular në qelitë e

Forcat speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Burimet bëjnë me dije se në njërën nga qelitë në godinën B, ku ndodhej i dënuar XH.L, është gjetur dhe sekuestruar një celular që dyshohet se përdorej nga i dënuari Laert Haxhiu, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike.

Laert Haxhiu, kreu i një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares, vuan dënimin me burg të përjetshëm për masakrën e Lushnjes në 2017, ndërsa po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për disa vrasje. Më herët në qelitë e burgut të Drenovës u regjistrua edhe një skandal, pasi në takime speciale me të dënuarin me burg përjetë kishin hyrë vajza të show bizzit. Celulari që iu sekuestrua atë kohë Laert Haxhiut u dërgua për ekspertizë në laborator dhe dosja është nën hetim nga SPAK.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme