Kronika 10 December 2025, 11:12 Nga VNA

SPAK: 14 urdhër-arreste kundër grupit kriminal Rraja, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

Ndaje në Whatsapp
SPAK: 14 urdhër-arreste kundër grupit kriminal Rraja, mes tyre edhe

Detaje të reja nga aksioni i SPAK në kuadër të të cilit u godit grupi kriminal Rraja. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se janë firmosur 14 urdhër arreste, përfshirë edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Rraja. Shtatë persona u arrestuan gjatë aksionit mëngjesin e sotëm, ndërsa të tjerët ndodhen në paraburgim për vepra të tjera penale, ndërsa katër vijojnë të jenë në kërkim. Nga hetimet SPAK ka mundur të zbulojë se grupi kriminal trafikonte marijuanë dhe heroinë në Turqi, Mal të Zi dhe vende të BE-së.

“Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi SPAK.

Grupi kriminal me bazë në Nikël ka trafikuar sasi të mëdha droge në vlera të konsiderueshme.

Të arrestuar gjatë aksionit të sotëm:

Marvin Bushati

Agim Nina alias Lorenc Selmani

Sokol Qaja

Gazmir Rraja

Perparim Rraja

Rexhep Rraja

Zamir Aliaj

Të arrestuar më herët:

Islam Sefa

Jani Çavo

Aldo Gjini

Në kërkim:

Ervis Shuli

Në kërkim për vepra tjera trafik droge me Gjermaninë për disa episode:

Bujar Sefa

Hajdar Sefa

Vildan Baroku

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme