Kronika 17 January 2026, 16:51 Nga VNA

SPAK shpall në kërkim tre vëllezërit Prekaj, 8 të arrestuar pas kontrolleve të BKH-së në Tiranë për call center

Ndaje në Whatsapp
SPAK shpall në kërkim tre vëllezërit Prekaj, 8 të

Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj janë tre vëllezërit e shpallur në kërkim nga SPAK pas aksionit dhe kontrolleve të BKH-së në disa kulla në Tiranë, ku u zbuluan prova të shumta materiale dhe portofola kripto.

Alfred Prekaj zotëron në masën 100 për qind kompaninë “Balkanspro”, me objekt call center dhe telemarketing.

Pas kontrolleve që u kryen nga BKH, u arrestuan 8 persona. Hetimi nisi pas denoncimit në emisionin “Le Iene” në Itali. SPAK bashkëpunoi me autoritetet italiane.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme