Kronika 4 April 2026, 15:01 Nga VNA

SPAK rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

Ndaje në Whatsapp

SPAK rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

Endri Ngresi, ish-zyrtar i Kadastrës së Fierit, është rikthyer në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjetësh, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ngresi ishte dënuar në korrik 2024 nga Gjykata e Lartë me 3 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas kryerjes së një pjese të dënimit, ai kishte kërkuar lirim me kusht, i cili u pranua nga gjykata kompetente. Por Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) apeloi vendimin, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të pranojë apelimin dhe Ngresi u rikthye në burg për të përfunduar dënimin e tij.

Në të njëjtin proces u përfshinë edhe dy qytetarë të tjerë, të akuzuar për dhënie ryshfeti prej 2 mijë eurosh për një legalizim banese. Ardjan Kumaraku u dënua me 1 vit burg, ndërsa për Afërdita Vidhin nuk u dha dënim.

Përveç dënimit me burg, ish-zyrtari Ngresi u gjobit me përjashtim nga çdo funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme