Kronika 28 August 2025, 13:15 Nga VNA

SPAK: Punonjësit e IMT morën lekë për një tendë, tentuan të fshehin rryshfetin, ja lanë banakierit të një lokali

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Punonjësit e IMT morën lekë për një tendë,

SPAK bën me dije se katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) kanë konstatuar një tendë pa leje në një objekt në zonën e Kombinatit. Sipas burimeve, pas verifikimeve dhe theksimit se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe do të shembej, një prej inspektorëve është rikthyer më vonë dhe i ka kërkuar pronarit të objektit një shumë prej 1 mijë eurosh, me qëllim që të mos prishnin tendën.

Pronari i objektit ka njoftuar menjëherë policinë. Me urdhër të prokurorit, është organizuar një operacion për kapjen në flagrancë të zyrtarëve të dyshuar, duke i dhënë paratë me numra serialë të regjistruar.

Pas marrjes së parave, dy punonjës të IMT-së, Geraldo Fuçia dhe Klajdi Zhilla (i shpallur në kërkim), janë larguar drejt një lokali, ku kanë tentuar t’i fshehin paratë duke ia lënë ato banakierit. Fillimisht, policia ka kontrolluar ambientet e brendshme të lokalit, në pronësi të ish deputetit Mark Frroku, ku ka gjetur një telefon dhe një shumë tjetër parash, por jo ato me numrat serialë.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, është zbuluar vendi ku ishin fshehur paratë e ryshfetit, të cilat janë sekuestruar. Në përfundim të operacionit, Geraldo Fuçia është arrestuar në flagrancë, ndërsa Klajdi Zhilla është në kërkim.

Dy punonjësit e tjerë të IMT-së janë liruar, Edmond Çela dhe Niko Zmalaj pasi nuk rezultojnë të kenë qenë të përfshirë në veprën korruptive, të paktën në këtë rast. Megjithatë, hetimet vijojnë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme