Kronika 17 December 2025, 14:17 Nga VNA

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak, nuk i jep leje Veliajt të jetë prezent në mbledhjen për buxhetin

Ndaje në Whatsapp

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak, nuk i jep leje

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të miratohet buxheti 2026.

SPAK ka refuzuar kërkesën e bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës që Veliaj të ishte prezent fizikisht në mbledhje, me arsyetimin se nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga ligji.

Prokuroria thekson se lejet e veçanta për të paraburgosurit jepen vetëm në raste të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë.

Njoftimi i SPAK:

Dokumenta bashkëngjitur

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme