Kronika 17 December 2025, 13:38 Nga VNA

SPAK merr në konsideratë kërkesën e Metës, do të pyetet të enjten për “21 Janarin”

Ndaje në Whatsapp

SPAK merr në konsideratë kërkesën e Metës, do të

SPAK i është përgjigjur kërkesës së ish-presidentit Ilir Metaj për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjet e dhunshme të “21 janarit” ku gjatë demostratës të opozitës së kohës para kryeministrisë u vranë katër qytetarë.

Prokurori i Posaçëm e ka thirrur Metën të japë shpjegime të enjten në orën 10:00 ku ai do të shoqërohet nga paraburgimi 313 për në ambientet e godinës së xhamtë.

Më herët për dosjen 21 janari janë pyetur Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe Bamir Topi ish-president.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me 21 janar 2011 u vranë katër protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, si dhe u plagosën disa të tjerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme