Kronika 6 March 2026, 13:24 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ I pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ I pandehur për korrupsion pasiv dhe

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi për shqyrtim në GJKKO dosjen penale ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, partneres së tij, Erjola Hoxha si dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Akuzat iu janë komunikuar avokatëve, për shkak se ish-zv.kryeministri Ahmetaj bashkë me partneren ndodhet në Zvicër, ku kanë kërkuar azil politik. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Ahmetaj ka përfituar favore nga pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Të pandehur:

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër

Erjola Hoxha, partnere e Ahmetajt

Albina Mançka, ish-bashkëshortja e Ahmetaj

Mirel Mërtiri, biznesmen

Klodian Zoto, biznesmen

Andi Boni

Helidon Begaj

Gerian Kuka

Elda Dinaj

Sonila Meqemeja

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme