Kronika 16 Prill 2026, 16:19 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 8 personat që mashtronin shtetasit gjermanë përmes Call Center-ave

Ndaje në Whatsapp

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 8 personat që mashtronin

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një grup që mashtronte qytetarët gjermanë me Call-Center-a dhe ka dërguar për proces në GJKKO 8 të pandehurit e organizatës.

Grupi kriminal përdorte servera në Gjermani dhe shërbime "VPN" për të fshehur gjurmët, duke bërë që në telefonat e viktimave të shfaqeshin numra të tjerë. Megjithatë, bashkëpunimi mes SPAK dhe policisë gjermane arriti të gjurmonte adresat IP deri në një seli sekrete në rrugën "Hamdi Sina" në Tiranë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK mbyll hetimet, në gjykim 8 të pandehur për mashtrimin kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.42 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ”Mashtrim kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2 të Kodit Penal.

Ky procedim filloi mbi kërkesën për ndihmë juridike të Prokurorisë së Përgjithshme Karlsruhe në Gjermani, në kuadër të një procedimi penal ndaj disa personave, të dyshuar për mashtrim të organizuar dhe tregti, sipas nenit 263 I, V të Kodit Penal të Gjermanisë.

SKEMA E MASHTRIMIT

Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale.

Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë).

Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Gjatë hetimit kibernetik u zbulua se telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “Voice-over-IP” përmes “Server-ëve” të vendosur në Gjermani. Autorët zakonisht përdornin shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, gjatë vlerësimit të të dhënave në këto “Server-a”, ekspertët e IT-së të Policisë së Shtetit në Gjermani indentifikuan adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.

Nga interpretimi dhe vlerësimi i këtyre të dhënave nga specialistët kibernetikë ka rezultuar se të dëmtuarit po telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Janë identifikuar adresat IP, që i përkisnin kompanive “Digicom” dhe “Kujtesa Net” Sh.p.k.Bazuar në kërkesën për ndihmë juridike, përmes të cilës kërkohej identifikimi i adresave IP, është parë e nevojshme kryerja e veprimeve më të gjera dhe regjistrimi i procedimit penal nr.42 i vitit 2024.

Përmes metodave speciale të hetimit u identifikua një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina”, pallatet FZ Construction, kati i 7-të, në Tiranë. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kontrolli u krye më 18.04.2024, rreth orës 09:00. Nga ndërhyrja në objektin “Call Center”, në rrugën “Hamdi Sina” u gjetën dhe u shoqëruan nga policia gjyqësore gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan prova të shumta materiale, digjitale dhe dokumentare. Në kushtet e dy hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.

Mbi bazën e këtyre analizave, me vendimin nr.73 datë 28.7.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktoi masat e sigurimit personal “arrest në burg” për pesë persona dhe masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre persona të tjerë.

Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.

Vlera e ulët e dëmit të shkaktuar lidhet edhe me parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit duke ndikuar në anullimin e pagesave.

Pas caktimit të masës së sigurimit është bërë e mundur dhe ekstradimi në Shqipëri, i një prej personave të hetuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

SPAK ripërsërit mesazhin për qytetarët dhe median se fenomeni i mashtrimit on line përmes qendrave të thirrjeve është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me përparësi nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Veç goditjes së këtij fenomeni është detyrë e shtetasve që punojnë në këto Call Center të mos bëhen pjesë e veprimtarive të tyre të paligjshme.

 

Video

Humor falas nga Zegjineja.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, një ushtar izraelit u mburr me krenari se kishte vrarë fëmijë në Gaza dhe Liban të Palestinës kur u pyet nga YouTuber Hamzah Saadah. Ushtari tha: "fëmijët janë mirë për t'u vrarë" dhe pretendoi se kishte vrarë fëmijë në Gaza, Liban dhe Iran, duke shtuar se nuk mbante numërimin e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 20.000 fëmijë janë vrarë dhe mbi 40.000 janë plagosur nga forcat izraelite që nga 7 tetori 2023. Marrë nga TRT Balkan

Dhjetëra mijëra bletë kanë përfshirë papritur zona të shumta në të gjithë Izraelin, me mediat izraelite që raportojnë pamje të përhapura në të gjithë vendin. Banorët dhe pronarët e bizneseve janë kërkuar të mbajnë mbyllur dyert dhe dritaret ndërsa vorbanet lëvizin nëpër hapësirat urbane.

Ja si janë shkrumbuar apartamentet e Arlis Ndërtim të Armand Lilos pranë Farmacisë 10 në Tiranë. Pallati 12-katësh u dogj plotësisht nga zjarri që ra në një market në kat të parë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme