Kronika 4 April 2026, 11:30 Nga VNA

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të

SPAK ka dyshime se koncorciumi i kompanive që po ndërton Aeroportin e Vlorës u paracaktua si fitues i koncesionit. Tri ditë më parë, prokurorët e posaçëm iu komunikuan akuzën e shkeljes së barazisë në tendera disa anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ky veprim u krye për shkak se ekzistonte rreziku që vepra penale të parashkruhej. Por prokurori i posaçëm dhe njëherazi kreu i SPAK, Klodian Braho që është njeriu që udhëheq hetimin është duke verefikuar rolin e zyrtarëve të lartë dhe pritet që të thirren për t’iu komunikuar akuzat.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli në mars të vitit 2021 fituesit e kontratës koncesionare; një koncorcium i përbërë nga kompania Mabco Construction SA e biznesmenit kosovar, Behgjet Pacolli, kompania turke YDA Group dhe 2A Group në pronësi të Valon Ademit, një tjetër biznesmen nga Kosova.

Sipas një investigimi të BIRN, konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 104 milionë eurosh dhe në maj të vitit 2021 themeloi kompaninë koncesionare, Vlora International Airport, VIA, me kuota të ndara në 58% për Pacollin, 40% për kompaninë turke dhe 2% për Valon Ademin.

YDA Group u përfshi në konsorcium për kapacitetet e saj teknike në operimin e aeroporteve, por në shtator 2022, ajo u largua nga projekti me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës, duke i shitur Pacollit paketën e vet të aksioneve për 4450 euro.

Aktualisht dy aksionerët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë përplasur ashpër mes tyre dhe akuzojnë njëri-tjetrin. Në gjykata po shqyrtohen paditë e shumta, ndërsa prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar një hetim paralel në lidhje me këtë cështje.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme