Kronika 8 May 2026, 11:43 Nga VNA

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plarent Dervishajn për atentatin ndaj Arjan Ndojt në Shkozet, 35 vite burg për Julian Mecen

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plarent Dervishajn

SPAK kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Plarent Dervishajn, i akuzuar si organizator i atentatit të 1 nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, mbi automjetin e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ku ky i fundit dhe miku i tij Aleksandër Laho mbetën të plagosur, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku.

Për Julian Mecaj, që konsiderohet si krahu i djathtë i Dervishajt u kërkua dënimi me 35 vite burgim. Dervishaj dhe Mecaj u gjykuan veçmas nga të pandehurit e tjerë, për shkak se u arrestuan dhe më pas u dëbuan nga Dubai. Më herët është dënuar me burgim të përjetë Redian Rraj, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, në rolin e ekzekutorit, ndërsa Ariol Halilaj si bashkëpunëtor. Të pandehurit e tjerë janë dënuar me masa më të lehta në procese të veçanta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme