Kronika 16 December 2025, 17:57 Nga VNA

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin dhe heqjen e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kërkesa, e depozituar më 16 dhjetor 2025 dhe e firmosur nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është paraqitur në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025. SPAK i drejtohet Kuvendit duke kërkuar zëvendësimin e masave aktuale të sigurisë personale, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me masën e arrestit në burg ose arrestit në shtëpi.

Në dokument thuhet se kërkesa mbështetet në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, nenet 260, 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.

SPAK ka bashkëngjitur gjithashtu relacionin e arsyetuar, provat përkatëse dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, në përputhje me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale.

Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe pritet të shqyrtohet nga organet përkatëse parlamentare, përpara se çështja t’i kalojë seancës plenare për vendimmarrje.

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme