Në një takim me gazetarët, Altin Dumani, kreu i SPAK, bëri me dije se fokusi kryesor i hetimeve ka qenë krimi zgjedhor gjatë procesit të fundit elektoral.
Dumani njoftoi se janë administruar 193 materiale, prej të cilave 80 kallëzime nga qytetarë dhe 10 çështje të nisura kryesisht nga SPAK. Janë regjistruar 43 procedime penale, nga të cilat 39 mbeten ende në hetim.
Nga hetimet janë kryer 17 kontrolle banesash, zyrash dhe kontroll personal, ndërsa 56 çështje lidhen me subjektet politike. Janë arrestuar 2 persona në flagrancë dhe janë marrë 16 vendime gjyqësore për kontrolle.
Dumani theksoi se SPAK ka pasur një rol parandalues dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe KQZ ka qenë efektiv. Nga 43 rastet e regjistruara, në 43 janë vendosur masa mosfillimi për mungesë elementësh të veprës penale, me përjashtim të 3 çështjeve që janë ankimuar dhe ku gjykata ka konfirmuar vendimet e prokurorisë.
SPAK vijon me prioritet hetimin e çështjeve të krimit zgjedhor për të garantuar proces zgjedhor të drejtë dhe të pastër.
Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal.
Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas.
Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze.
Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali.
Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes.
Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore.
Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur.
Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla.
Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës
Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës.
Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.