Kronika 20 February 2026, 13:14 Nga VNA

SPAK i kthen “Land Rover Defender”-in pronarit: mjeti i përdorur në rrëmbimin e Gerond Meçes nuk rezulton me të dhëna me interes hetimor

Ndaje në Whatsapp
SPAK i kthen “Land Rover Defender”-in pronarit: mjeti i

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur t’i kthejë pronarit automjetin tip “Land Rover Defender”, i cili u përdor më 12 gusht 2025 në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, pronar i kompanisë “ABS”.

Automjeti me targë “AC 121 JJ” i është kthyer Endrit Merkaj, pasi sipas SPAK mjeti është këqyrur dhe nuk ka rezultuar të ketë të dhëna me interes për hetimin.

Në këtë çështje, SPAK akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin se kanë urdhëruar rrëmbimin e Meçes me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Të dy biznesmenët janë aktualisht në kërkim.

Ndërkohë, në arrest shtëpie ndodhen Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshë e AKSHI-t, si dhe ish-zëvendësja e saj, Hava Delibashi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme