Kronika 19 October 2025, 09:10 Nga VNA

SPAK hap garën për 10 hetues të rinj: Mandat 5-vjeçar dhe pavarësi nga institucionet

Ndaje në Whatsapp
SPAK hap garën për 10 hetues të rinj: Mandat 5-vjeçar dhe

SPAK vijon procesin e forcimit të kapaciteteve hetimore, ndërsa është ende në pritje të emërimit të drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë kuadër, janë intensifikuar konkurset për përzgjedhjen e stafit ndihmës dhe hetuesve financiarë, ndërsa këtë të enjte pritet të zhvillohet faza e radhës së testimeve për kandidatët.

Paralelisht me këtë proces, SPAK ka hapur një thirrje të re për rekrutimin e 10 oficerëve të Policisë Gjyqësore, të cilët do të angazhohen në hetimin e çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas kritereve të përcaktuara, rekrutimet synojnë oficerë nga disa institucione specifike: një kandidat nga Antiterrori, dy nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dy nga Doganat, një nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe një tjetër nga Policia Kufitare. Gjithashtu, të drejtë aplikimi kanë edhe oficerët e krimit ekonomik dhe ata të strukturave kundër krimit të organizuar.

Oficerët që do të përzgjidhen do të ushtrojnë funksionin e ndërlidhës mes SPAK-ut, BKH-së dhe institucioneve nga vijnë, duke garantuar shkëmbim të shpejtë dhe të sigurt të informacionit dhe qasje të plotë në të dhëna. Roli i tyre konsiderohet thelbësor për efikasitetin e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Çdo oficer do të ketë një mandat pesëvjeçar dhe, pavarësisht institucionit të origjinës, do të veprojë në mënyrë të pavarur në përmbushjen e detyrave brenda strukturave të SPAK dhe BKH. Kjo pavarësi ka për qëllim të ruajë integritetin dhe paanshmërinë në hetimet që lidhen me zyrtarët e korruptuar dhe rrjetet e krimit të organizuar.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme