Kronika 31 July 2025, 15:10 Nga VNA

SPAK godet grupin kriminal: Hiqeshin si oficerë policie, mashtruan qindra qytetarë europianë

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet grupin kriminal: Hiqeshin si oficerë policie, mashtruan qindra
SPAK

SPAK bën publike rezultatet e operacionit të përbashkët me autoritetet gjermane. Prokurori Eneid Nakuçi: “Zbulohet call center mashtrues, 8 masa sigurie”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike sot rezultatet e një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane, të koduar “Pandora”, i cili çoi në zbardhjen e një skeme mashtrimi në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga Gjermania. Në një deklaratë për mediat, Prokurori i Posaçëm Eneid Nakuçi bëri me dije se gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e një grupi personash që vepronin përmes një call center-i të vendosur në territorin shqiptar. Sipas tij, shtetasit e përfshirë përdornin identitete të rreme, duke u prezantuar si oficerë të policisë gjermane, me qëllim mashtrimin e qytetarëve të cilëve më parë u ishin premtuar hetime dhe rimbursim për humbje në tregje të investimeve si Forex dhe kriptovaluta.

Operacioni “Pandora” u zhvillua në vijim të një hetimi të nisur në fund të vitit 2023 në Gjermani, i cili u pasua më pas nga hetime të thelluara në Shqipëri në fillim të vitit 2024. Gjatë operacionit në territorin shqiptar, janë ushtruar kontrolle në ambiente të identifikuara si call center, ku janë sekuestruar prova materiale, dokumentare dhe digjitale.

Bazuar në provat e mbledhura, SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për caktimin e masave të sigurimit personal për 8 persona, ku:

5 janë vendosur në masën “arrest në burg”,

3 në masën “arrest në shtëpi”.

Në konferencën për shtyp, përfaqësuesi i prokurorisë gjermane deklaroi se “nga hetimi që kemi kryer janë shpëtuar rreth 6 mijë raste dhe u janë kursyer qytetarëve gati 1 milion euro që do ishin përfituar në mënyrë mashtruese nga grupi kriminal.”

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet gjermane për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe rrjetin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm ndërkombëtar.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme