Kronika 2 October 2025, 09:52 Nga VNA

SPAK godet dy grupe kriminale të përfshira në vrasje dhe tjetërsim pronash

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet dy grupe kriminale të përfshira në vrasje dhe

SPAK ka goditur dy grupe kriminale të përfshira në vepra të rënda penale, përfshirë vrasje dhe tjetërsim të pronave. Për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si "Rrumi", është firmosur urdhër-arrest për përfshirje në tjetërsim masiv pronash.

Në vitin 2019 i bën një atentat ndaj Rrumit të Shijakut, ngjarje e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës. Persona të armatosur qëlluan mbi makinën ku ndodhej Aleksandër Laho (Rrumi), prokurori Arjan Ndoja dhe shoferi Andi Maloku. Si pasojë, Maloku humbi jetën, ndërsa Laho dhe Ndoja u plagosën.

Për atentatin u dënuan Redjan Rraja me burgim të përjetshëm dhe Arjol Halilaj me 35 vite burg. Motivet lidhen me konflikte për pronat dhe aktivitet kriminal.

Po sot, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe vëllai i tij, Vullnet Muça, si dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, dhe Vlash Brahja.

Gjithashtu, SPAK ka lëshuar një urdhër të ri arresti për Astrit Avdylajn, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për akuza të tjera të rënda, si dhe për Aldo Avdylajn, i dyshuar për përfshirje në vrasje.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme