Kronika 27 February 2026, 09:19 Nga VNA

SPAK e heton, bashkia Vorë e kontrakton: Arbër Abazi fut në xhep tenderin prej 2.7 mld lekë

Ndaje në Whatsapp

SPAK e heton, bashkia Vorë e kontrakton: Arbër Abazi fut në xhep

Fletëthirrjet në SPAK për biznesmenët e vendit duket se nuk përbëjnë problem për institucionet publike që t’u japin tendera kompanive të tyre. I tillë është rasti i Arbër Abazit, i cili, ndonëse para dy muajsh u thirr në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim, kjo nuk e ka penguar Bashkinë e Vorës t’i japë subjektit të tij tenderin miliona euro për shërbimin e pastrimit dhe largimit të mbeturinave.

SPAK e heton, bashkia Vorë e kontrakton: Arbër Abazi fut në xhep

Në prokurimin me vlerë 2.7 miliardë lekë kanë marrë pjesë tre subjekte dhe fitues është shpallur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”, me ofertë sa 98% e vlerës së tenderit.

SPAK e heton, bashkia Vorë e kontrakton: Arbër Abazi fut në xhep

Pra, institucioni i drejtuar nga kryebashkiaku Blerim Sherra nuk e ka konsideruar pengesë faktin që biznesmeni në fjalë është nën hetim nga SPAK, duke i besuar një tender me vlerë miliarda lekë.

Kujtojmë se Arbër Abazi u thirr në Prokurorinë e Posaçme më 2 dhjetor 2025, pasi ishte kallëzuar nga një pronar mediash. Ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar me jetë, pasi kishte publikuar në televizionin e tij raste aferash të dyshuara korruptive.

Gjithashtu, në janar të këtij viti, SPAK ushtroi kontroll të befasishëm në banesën dhe zyrat e Abazit, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente në kuadër të hetimeve për korrupsion lidhur me lotet e Unazës së Madhe dhe aferën “Berberi”. Biznesmeni u thirr në SPAK pasi, sipas përgjimeve të prokurorisë, dyshohet se kanë dalë komunikime që zbardhin një skemë të paracaktimit të fituesve dhe shpërndarjes së “ryshfetit” në këmbim të kontratave miliona euro.

Arbër Abazi është nipi i ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, dhe është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri. Kompania e tij, “Alko Impex Construction”, ka një dominim thuajse monopolistik në tenderat e pastrimit në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.

Në gjashtë vitet e fundit, dy kompanitë në pronësi të tij, “Alko Impex Construction” dhe “Alko Impex General Construction”, kanë marrë mbi 90 milionë euro pagesa të ekzekutuara nga thesari i shtetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme