Kronika 1 August 2025, 16:14 Nga VNA

SPAK çon për gjykim 6 të pandehur për tentativë vrasjeje, trafik armësh dhe drogë në kuadër të grupit kriminal

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim 6 të pandehur për tentativë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 59/2 të vitit 2022 dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 6 të pandehurve, të akuzuar për vepra të rënda penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të pandehurit ndaj të cilëve është kërkuar gjykimi janë:
Albert Zaja, i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, sigurim kushtesh për vrasje ndaj shtetasit Hamza Terziu, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Edison Muceku, i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekstraduar në Shqipëri në mars 2025, akuzohet për sigurimin e mjeteve për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale nga organizatë kriminale.
Elvis Ndreca, akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje të Durim Bamit dhe përfshirje në grup kriminal.
Armando Ndreca, akuzohet për organizim dhe financim të prodhimit dhe shitjes së 243 kg kanabis, si dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Deivis Bajramaj, i akuzuar për tregti të paligjshme armësh dhe drejtim të një organizate kriminale.
Adrian Pikli, i arrestuar në Gjermani dhe ekstraduar në Shqipëri në korrik 2024, akuzohet për tregti armësh dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Ngjarjet e hetuara përfshijnë tentativa vrasjeje, organizim atentatesh, prodhim e trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve, me veprimtari të shtrirë në disa qytete të vendit në periudhën 2020–2021.

Po ashtu, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes në ngarkim të dy të pandehurve: Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, për të cilët nuk u provua përfshirja në vrasjen e shtetasit Shkëlzen Kastrati, ndodhur më 1 shkurt 2021 në Fier. Nga hetimet rezultoi se objektivi i atentatit ishte shtetasi Kelmend Kastrati, por për shkak të ngatërresës së objektivit, u vra gabimisht Shkëlzen Kastrati. Hetimet për pjesëtarët e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje vijojnë.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme