Kronika 22 October 2025, 11:56 Nga VNA

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, mes tyre edhe një avokat

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë të pandehur të akuzuar për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 36/3 të vitit 2025, SPAK njofton se para Gjykatës së Posaçme do të dalin Armand Tragaj, avokat; Edison Cukaj (Gjoka); Serxhio Shkodra; Ervis Deti; Bexhed Mema dhe Naim Behluli, punonjës i Policisë Kufitare në portin e Durrësit.

Sipas SPAK, Armand Tragaj ka përdorur aplikacionin e komunikimit të enkriptuar SkyECC për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë në mbrojtje të klientëve të tij, si dhe për të korruptuar dëshmitarë apo ekspertë. Ai akuzohet për disa episode korrupsioni aktiv dhe ndikimi të paligjshëm.

Ndërkohë, Edison Cukaj (Gjoka) akuzohet se, duke mos pasur të drejtë ligjore për të kaluar kufirin, ka paguar 3 mijë euro te Ervis Deti, Serxhio Shkodra dhe Bexhed Mema, për të siguruar ndërhyrjen e tyre tek inspektori i policisë kufitare Naim Behluli, i cili dyshohet se ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit në Portin e Durrësit.

Hetimet e SPAK, të zhvilluara në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike, kanë zbuluar lidhje mes këtij grupi dhe aktiviteteve të tjera të dyshuara kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të paligjshme lidhur me korrupsionin dhe ndikimin ndaj zyrtarëve publikë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme