Kronika 3 November 2025, 11:35 Nga VNA

SPAK: 2 vite burgim për ish-deputetin Jurgis Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
SPAK: 2 vite burgim për ish-deputetin Jurgis Çyrbja

SPAK shpalli pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurit e tjerë.

Për Çyrbjan u kërkua dënimi me 3 vite burgim për akuzat tregtim i sekretit shtetëror në disa raste; përkrahje autori të krimit disa herë; korrupsion në zgjedhje në vitin 2021. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 2 vite.

E njëjta masë dënimi u kërkua për Altin Hajrin, për akuzat korrupsion në zgjedhje dhe tregtim të sekretit shtetëror.

Ahmet Masha u dënua përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim për tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.

Ish-deputeti u arrestua pas zbërthimit të komunikimeve në Sky ECC. Ai ndodhet në burg për gati 1 vit bashkë me Ahmet Mashën. Altin Hajri është në kërkim pasi ka dhe akuzën për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020 në Kamëz.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme