Kronika 26 February 2026, 09:23 Nga VNA

Sky ECC “fundos” anëtarin e Vetëvendosjes, SPAK sekuestron apartamentin në Qerret të Shemsi Bahtirit

Ndaje në Whatsapp
Sky ECC “fundos” anëtarin e Vetëvendosjes, SPAK sekuestron

Shemsi Bahtiri, anëtar i lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, u arrestua disa kohë më parë nën dyshimet për trafik droge pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi ndihmë nga SPAK për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuritë e Bahtirit në Shqipëri, pasi kishte dyshime të forta se paratë e drogës i kishte investuar në pasuri të paluajtshme. SPAK, pas verifikimeve, ka mundur të sekuestrojë vetëm një apartament në Qerret të Kavajës në pronësi të 62-vjeçarit.

Ndërkohë, nga shikimi i faqes së Qendrës Kombëtare të Biznesit rezultoi se Shemsi Bahtiri zotëron 100 për qind të aksioneve të subjektit “DAIMAN” shpk, me objekt veprimtarie “shitblerje e pasurive të paluajtshme”, por nuk rezulton të jetë vënë nën sekuestro. Prokuroria Speciale kërkoi ndihmë edhe për verifikimin e personave të tjerë të dyshuar, por SPAK nuk zbuloi që të kishin pasuri.

Bahtiri u arrestua në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”, gjatë të cilit u sekuestruan edhe prova të shumta materiale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme