Kronika 5 December 2025, 18:09 Nga VNA

“S’kishte lidhje me konfliktin” – Babai i të miturit që vdiq dje: Dua drejtësi, jo falje

Ndaje në Whatsapp
“S’kishte lidhje me konfliktin” – Babai i të

Dhimbje, tronditje dhe shumë pikëpyetje kanë mbuluar familjen Boba pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 15-vjeçari E. Boba, i goditur me thikë në zemër gjatë një konflikti mes disa të rinjve. Babai i tij, Adem Boba, ka treguar për mediat versionin e asaj që ka mësuar deri më tani rreth momentit tragjik.

Sipas tij, djali i mitur nuk ka qenë pjesë e konfliktit dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet e përfshira. Ai vetëm kishte pranuar të shoqëronte me makinë disa shokë, të cilët i kërkuan t’i ndihmonte për të shkuar në një takim me disa persona të tjerë “për të sqaruar një muhabet”.

“Djali ka qenë duke shkuar për në punë. I dolën disa shokë dhe i thanë ‘na dërgo pak se kemi një problem për të sqaruar’. As nuk i ka njohur ata çunat e tjerë. Aty ka nisur konflikti, dhe djali im ka mbetur më i dëmtuari. Ai nuk kishte lidhje me ngjarjen, vetëm i çoi deri atje dhe do largohej”, rrëfen me dhimbje Adem Boba.

Ai shton se i biri ka ndërhyrë për të ndarë sherrin, por përfundoi i goditur fatalisht. Sipas dëshmive që ai ka marrë, në vendngjarje kanë qenë 6–7 të rinj nga të dyja palët, ndërsa një grua e moshuar thuhet se ka qenë dëshmitare okulare.

“Djali im ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka marrë thikë. Një grua, me sa kam dëgjuar, i ka parë të gjitha. Ajo mund të dijë më shumë”, tregon ai.

Në një deklaratë prekëse, babai i viktimës tha se fillimisht kishte menduar t’i falte autorët, nëse djali do ia kalonte rrezikut. Por tani, pas humbjes së të birit, ai thotë se gjithçka ka ndryshuar.

“E kisha bërë një marrëveshje me veten: nëse shpëtonte djali, do t’i falja… Por tani gjërat ndryshojnë. Nuk e di çfarë do të ndodhë, do ia lë kohës. Dua vetëm që ligji të funksionojë, dua drejtësinë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë”, shprehet Boba.

Familja Boba ishte shpërngulur për një jetë më të mirë, me babain që më herët kishte punuar në minierat e Bulqizës. Tani, humbja e djalit të vetëm i ka zhytur në një dhimbje të pamasë dhe kërkesë të fortë për drejtësi.

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme