Kronika 7 May 2026, 16:12 Nga VNA

Skënder Hitaj i cakton kufirin e protestës PD-së: Nëse shkelet perimetri, do të ndërhyjmë

Ndaje në Whatsapp

Skënder Hitaj i cakton kufirin e protestës PD-së: Nëse

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i ka “caktuar” kufirin Partisë Demokratike për të protestuar, ndërsa paralajmëroi se nëse shkelet, do të përballen me reagimin e forcave të rendit.

Në një konferencë për mediat, Hitaj deklaroi se protesta është autorizuar për t’u zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duhet të qëndrojë brenda këtij perimetri.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që protesta të organizohet dhe të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. Leja është kërkuar për bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe aty duhet të jetë e përqendruar. Në rast të veprimeve joligjore nga ana e protestuesve, do të veprohet në bazë të procedurave standarde dhe në bazë të ligjit dhe Kodit Penal”, deklaroi kryepolici.

Kujtojmë se në protestën e fundit të PD, policia pati një reagim ndryshe nga herët e tjera, duke ndërhyrë menjëherë ndaj protestuesve dhe duke shpërndarë grupin që hidhte molotovë. Policia nuk kurseu as deputetët e PD, duke u përplasur fizikisht dhe duke përdorur spraj ndaj tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme