Kronika 25 April 2026, 12:05 Nga VNA

Skandali me Landfillin e Bushatit: Një tjetër "Incenerator" që po helmon veriun

Ndaje në Whatsapp

Skandali me Landfillin e Bushatit: Një tjetër "Incenerator"

Një aferë e ngjashme me atë të inceneratorëve po zhvillohet në Landfillin e Bushatit, i cili prej ditësh është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore dhe duke helmuar qytetarët e zonës. Kjo situatë duket se e ka zanafillën te keqmenaxhimi institucional dhe kthimi i kësaj pike strategjike në një çerdhe nepotizmi, ku punësohen familjarë dhe patronazhistë që marrin rroga pa shkelur asnjë ditë në punë.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e VNA.al hedh dritë mbi skemën abuzive, rritje arbitrare tarifash, punësime fiktive të personave pa asnjë kualifikim dhe një papërgjegjshmëri totale që kulmon me djegien e mbetjeve.

Abuzimi me tarifat dhe mungesa e transparencës

Ndryshimi i çmimit për depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Bushatit u parapri nga një rritje e menjëhershme e tarifave të pastrimit në bashkitë Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe dhe Kurbin. Ky vendim u mor pa asnjë konsultë publike, përmes një kërkese pothuajse "fantazmë" nga Kryetari i Asamblesë së ortakëve të shoqërisë "Ndërkomunalja Bushat sh.a" dhe Këshillit Mbikëqyrës.

Ndërkohë që tarifat rriten, prej katër ditësh zona përballet me një katastrofë mjedisore që ka mbuluar me tym jo vetëm fshatrat përreth, por edhe qytetet e Shkodrës dhe Lezhës. Kjo situatë do të ishte evituar nëse institucioni menaxhues do të kryente detyrën e tij funksionale.

Bordi i "estetisteve" dhe mësuesve të historisë

Sipas denoncimit, shoqëria "Ndërkomunalja Bushat sh.a", ku Bashkia Shkodër dhe kryetari Benet Beci kanë rol kyç, ka emëruar në Këshillin Mbikëqyrës persona që nuk kanë asnjë lidhje me fushën e mjedisit apo menaxhimin e mbetjeve.

Kristjan Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau Dejës dhe i Asamblesë, ka emëruar si kryetar të Këshillit Mbikëqyrës, Petrit Beharin, një ish-oficer dhe sekretar i PS-së në Vau Dejës, pa asnjë ekspertizë mjedisore.

Simon Dodaj, kryetar i PS Bushat, në moshë pensioni dhe me arsim të mesëm.

Sokol Shkreli, kushëri i Kristjan Shkrelit, me profesion mësues historie.

Edlira Sela, me profesion "Estetiste".

Arlinda Ndreca dhe Frano Ndoja, gjithashtu pa asnjë profil profesional që përkon me detyrën.

Kulmi i këtij stafi drejtues është emërimi i administratorit Gjergj Vasija, person i cili rezulton i arrestuar më parë nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

Skandali me Landfillin e Bushatit: Një tjetër "Incenerator"

Struktura fiktive: Rroga për "fantazmat" e TikTok-ut

Denoncimi zbardh një listë emërtimesh që ekzistojnë vetëm në borderonë e pagave, ndërsa në landfill nuk paraqiten asnjëherë.

Gjergj Vasija (Administrator), pothuajse nuk paraqitet kurrë në vendin e punës.

Valbona Lluka (Koordinatore), poete dhe anëtare e një OJF-je, prezenca e saj në punë është zero.

Altina Ndrekaj (Burimet Njerëzore), kunata e anëtares së bordit Edlira Sela, e cila shpërfaq konfliktin e hapur të interesi, e njohur më shumë për aktivitetin në TikTok sesa për menaxhimin e personelit.

Arjola Bacaj (Punonjëse peshoreje), punon në zyrë me Altinën, por jo te peshorja e landfillit.

Marjan Kolndrekaj (Zjarrfikës), me profesion shofer kamioni, nuk është paraqitur as ditën kur landfilli u përfshi nga flakët.

Bendisa Druni (Sekretare), punon si gazetare në Shkodër dhe nuk është parë asnjëherë në landfill.

Në total, rreth 13 punonjës paguhen për punë që nuk e bëjnë, ndërsa procesi real i peshimit dhe depozitimit kryhet nga vetë operatorët e jashtëm që sjellin mbeturinat.

Investimet e munguara dhe skema e vjedhjes

Ndonëse projektet parashikonin drenimin, ngjeshjen teknikisht të mbetjeve dhe ndërtimin e një impianti për përpunimin e gazit, asgjë nuk është realizuar. Përkundrazi, rezulton një tjetër konflikt interesi. Edona Martinaj, ekonomiste e "Ndërkomunalja Bushat sh.a", është njëkohësisht administratore e kompanisë private “WTO Albania”, e cila duhet të menaxhojë mbetjet nën mbikëqyrjen e shoqërisë ku ajo punon.

Çdo muaj, landfilli arkëton rreth 4.4 milionë lekë të reja nga njësitë vendore, të cilat i paguajnë detyrimet rregullisht. Ku shkojnë këto para kur investimet mungojnë dhe landfilli lihet në mëshirë të fatit deri në djegie?

Heshtja e pafalshme e autoriteteve dhe opozitës

Ajo që e bën më të rëndë situatën është heshtja. Opozita është mjaftuar me disa statuse në rrjete sociale, ndërsa deputetët e saj duhet të ishin në terren duke kërkuar llogari. Mediat kanë trajtuar ngjarjen në mënyrë sipërfaqësore, ndërsa Prokuroria dhe Policia ende nuk kanë nisur një hetim serioz për këtë katastrofë.

Siç thotë populli, "çudia më e madhe tre ditë zgjat", por pasojat e këtij helmimi masiv do të rëndojnë mbi shëndetin e banorëve të Veriut për shumë vite me radhë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme