Kronika 24 March 2026, 13:20 Nga VNA

“Jam shtatzënë”, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Ndaje në Whatsapp

“Jam shtatzënë”, GJKKO ndryshon masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi paraqitet në SPAK.

Më herët, nëpërmjet mbrojtësit të saj ligjor, Delibashi kishte deklaruar në institucionet e drejtësisë se është shtatzënë, duke kërkuar edhe zbutjen e masës së sigurisë.

Ajo mbahet prej muajsh nën masën e arrestit në shtëpi.

Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.

SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Mece dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.

Dy biznesmenët janë në arrati, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Delibashi ndodhet në arrest shtëpie. Për 3 biznesmenë te tjerë dhe një zyrtar policie gjykata e posaçme ka caktuar masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme