Kronika 5 February 2026, 10:53 Nga VNA

Skandali i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm detyron mediat të mos publikojnë të dhëna për të besuarit e Ilir Prodës, Ervina Gjanën

Ndaje në Whatsapp
Skandali i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm detyron mediat të mos

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi këtë të enjte të pranojë pjesërisht ankimimin e bërë nga zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, të cilës iu sekuestruan në banesë 8 celularë dhe materiale të tjera, në kuadër të një hetimi për grupin kriminal të AKSHI, ku janë shpallur në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa janë arrest shtëpie Mirlinda Karcanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi.

Gjykata ka urdhëruar ndalim të publikimit të vendimit lidhur me këtë çështje për shkak se bëhet fjalë për të dhëna sensitive.

Kontrollet në banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u kryen nga BKH dhe në fokus ishte bashkëjetuesi i saj, Renato Hristic. Ky i fundit rezulton të ketë lidhje të forta me Agasin, ndërsa Gjana është një nga personat më të besuar të kryepolicit Ilir Proda.

Komunikim për median:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 aktin datë 27.01.2026, mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”.

Gjykata pranoi pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025, dhe disponoi ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme