Kronika 4 September 2025, 08:20 Nga VNA

Skandali “Bankers”: Hetimet ngecin, miliarda euro zhdukur pa asnjë të ndëshkuar

Ndaje në Whatsapp
Skandali “Bankers”: Hetimet ngecin, miliarda euro zhdukur pa

Dy muaj pas aksionit të vonuar të drejtësisë shqiptare ndaj kompanisë koncesionare Bankers, ku u arrestuan disa drejtues dhe ish-drejtues, dosja e Prokurorisë së Fierit është në vendnumëro. Asnjë veprim për “bashkëpunëtorët” e kinezëve dhe shqiptarëve të arrestuar!

Nëse deri më tani akuza ka faktuar se ata kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar, me një dëm të madh ndaj vetë buxhetit, me cilët bashkëpunuan këta individë privatë? Kush i lejoi të xhironin mbi 6 miliardë euro dhe t’i nxirrnin bilancet me fitime minimale, sa një market lagje?

Dosja e “Bankers” patjetër që duhet të shtrihej deri te firmëtarët e koncesionit. Te ata që rinegociuan marrëveshjen apo te strukturat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo edhe të Drejtorisë së Tatimeve që lejuan një abuzim të frikshëm. Por, edhe te ata zyrtarë shtetërore që lejuan që shqiptarëve t’u vidhet një pasuri e stërmadhe.

Askush nuk pretendon se, nëse do të fusësh kovën nga nëntoka do të marrësh karburant dhe do t’ia hedhësh automjetit. Por, gjithkush e di që nëntoka shqiptare është e pasur me burime natyrore, të cilat kanë nevojë për përpunim për të nxjerrë një karburant të mirë. Dhe të tillë material ka me bollëk në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, fusha më e madhe në Shqipëri, e cila i është dhënë prej gati 20 vitesh një firme me koncesion.

Dosja e Prokurorisë së Fierit patjetër që duhet të shtrihet edhe ndaj kompanive që kanë bërë biznes me “Bankers”. Firma të cilat janë rritur ndjeshëm, aq sa paratë që janë nxjerrë nga nëntoka, janë investuar në ndërtime në zonat më elitare në Shqipëri. Por, kush po i amniston këto firma?!

Një nga kompanitë që del edhe në dosje e deri më tani s’është goditur është edhe një kompani nafte. Faturat e Bankers tregojnë se kompania ka marrë miliona euro. Por, si i mori këto para’? A ka bërë ndonjë procedurë firma koncesionare për t’ia dhënë punët publike kësaj firme? Për të gjitha pyetjet padyshim që duhet të ketë një informacion zyrtar nga Prokuroria e Fierit dhe jo të lihet në heshtje i gjithë ky skandal. Por nëse firmat e lartpërmendura janë private dhe po gjetën “shesh do bëjnë përshesh”, cili institucion apo zyrtar shtetëror i lejoi?

Natyrisht ata që duhet të bënin detyrën, por mbyllën të dy sytë dhe ndoshta kanë zgjatur duart që ky skandal vetëm që të vijonte pambarimisht, me një dëm kolosal. Tashmë drejtësia duhet të bëjë gjënë më të thjeshtë dhe që është “A” e hetimeve; ndiq paratë! Është shumë e lehtë të gjenden se ku shkuan këto para’, pasi mjafton që të kontrollosh bilancet e firmave për të parë se paratë janë investuar në ndërtime, kryesisht në Tiranë.

Në aferën Bankers kanë ngrënë dhe ngjyer gishtat të gjithë, ku një firmë që operon në Fier siç është “”Albstar” ka përfituar nga kontratat e Bankers. Sërish e njëjta procedurë, ku duket se hetuesit duhet të përqendrohen te investimet e kësaj firme në Tiranë, kryesisht me ndërtimet shumë katëshe. Madje, kjo firmë ka bërë edhe ndërtime në bregdet, me leje nga krerët e shtetit. Madje edhe si investitor strategjik!

Prokuroria thotë se Bankers i bënte punët me nënkontraktorë, pikërisht firma që e kanë rrjepur për vite me radhë, me miratimin e drejtuesve dhe pronarëve të koncesionarit. Hetimet kanë provuar se nga viti 2005 deri në 2025, Bankers ka eksportuar naftë bruto në vlerën prej 598,581,754,111 lekë. Megjithë këtë xhirim miliardash, sërish fitimet kanë qenë me pikatore.

Në dosjen e prokurorisë ka me dhjetëra përgjime të punonjësve të “Bankers”, ku theksohet se koncesionari mbante aktive llogaritë e saj në Shqipëri, por nuk depozitonte para. 

Kush e lejoi të ketë këtë llogari?! Përse nuk janë shtrirë hetimet edhe ndaj AKBN-së apo edhe ndaj kësaj banke të nivelit të dytë?

A mos vallë influencat, qoftë të biznesit, politikës apo edhe të vetë krimit, kanë ‘penguar’ një hetim nga ana e Prokurorisë së Fierit?!

Deri më tani është faktuar se Bankers ka transferuar para’ në drejtime të ndryshme, si ndaj subjekteve apo dhe individëve, pa raportuar tek asnjë institucion i shtetit shqiptar. Këto transferta janë bërë që nga viti 2005!/Vox News

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme