Kronika 13 May 2026, 12:39 Nga VNA

Skandal në Itali: policë të korruptuar shisnin të dhëna sekrete për futbollistë, këngëtarë dhe biznesmenë

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Itali: policë të korruptuar shisnin të dhëna

Një hetim i madh i Prokurorisë së Napolit ka zbuluar një rrjet policësh dhe agjentësh privatë që dyshohet se kanë vjedhur dhe shitur mbi një milion informacione sekrete nga databazat shtetërore italiane, duke përfshirë të dhëna për futbollistë të njohur, këngëtarë, personazhe të spektaklit dhe sipërmarrës.

Operacioni, i koordinuar nga prokurori i njohur antimafia Nicola Gratteri, është zhvilluar në Napoli, Romë, Ferrara, Belluno dhe Bolzano. Në total janë nën hetim 30 persona, ndërsa 29 prej tyre janë goditur me masa sigurie: katër janë arrestuar në burg, gjashtë në arrest shtëpie dhe 19 të tjerë janë vendosur nën detyrim paraqitjeje ose qëndrimi.

Sipas hetimeve, policë të paautorizuar përdornin kompjuterë dhe fjalëkalime për të hyrë në sistemet shtetërore dhe për të nxjerrë informacione konfidenciale që më pas u shiteshin agjencive private të hetimit. Autoritetet italiane thonë se janë identifikuar mijëra persona të dëmtuar nga rrjedhja e të dhënave.

Shefi i skuadrës mobile të Napolit, Mario Grassia, deklaroi se një prej policëve kishte kryer rreth 600 mijë hyrje në databaza, ndërsa një tjetër mbi 130 mijë. Çmimet për çdo kërkim varionin nga 6 deri në 25 euro.

Prokurori Gratteri deklaroi se informacionet për personazhe të njohur kishin vlerë të madhe ekonomike dhe përdoreshin në konflikte private, hetime të paligjshme apo për interesa biznesi. Hetuesit kanë sekuestruar edhe një server që shërbente për grumbullimin dhe shpërndarjen e të dhënave të vjedhura.

Hetimi po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Kombëtare Antimafia dhe me shkëmbim informacioni me Prokurorinë e Milanos në kuadër të çështjes “Equalize”, ndërsa autoritetet italiane e konsiderojnë rastin si një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit në lidhje me abuzimin e databazave shtetërore dhe tregtinë ilegale të informacionit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme