Kronika 3 March 2026, 15:33 Nga VNA

Dhunë në IKMT/ Kunati i Ergys Agasit sulmon zyrtarin pas bllokimit të dherave të paligjshme

Ndaje në Whatsapp

Dhunë në IKMT/ Kunati i Ergys Agasit sulmon zyrtarin pas bllokimit

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku Fatmir Meta drejtues në këtë institucion dyshohet se është dhunuar fizikisht në zyrën e tij.

Sipas informacionit, autori i dyshuar është Klesti Çela, kunati i Ergys Agasit, i cili mbulonte sektorin e mjedisit në IKMT. Pretendohet se ai, së bashku me tre persona të tjerë, e kanë goditur Metën me qytë pistolete brenda zyrës së institucionit.

Dhunë në IKMT/ Kunati i Ergys Agasit sulmon zyrtarin pas bllokimit
Klesti Çela

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një debati në zyrë, lidhur me një rast konkret ku Fatmir Meta kishte bllokuar subjekte që po derdhnin dhera në mënyrë të paligjshme në rrethinat e Tiranës. Sipas të njëjtave burime, Meta kishte bllokuar mjetet në përputhje me ligjin, duke ndërprerë aktivitetin e tyre.

Në informacionin e siguruar mësohet se veprimet janë kryer me urdhër të Kryeinspektorit Afrim Qendro.

Ngjarja, nëse konfirmohet zyrtarisht, ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë brenda institucioneve shtetërore dhe mbi konfliktet që lidhen me kontrollet ndaj shkeljeve mjedisore në zonën e Tiranës.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga personat e përmendur në lidhje me pretendimet për dhunën e ushtruar.

Sa i përket Ergys Agasit, emri i tij është përfshirë në dosjen hetimore të SPAK lidhur me çështjen e AKSHI-t dhe prokurimet publike, ku ndaj tij janë raportuar masa sigurie në kuadër të hetimit. Ndaj tij ka një masë arresti nga SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme