Kronika 8 December 2025, 12:18 Nga VNA

Skandal me pajisjet përgjuese në Durrës, tre italianë nën hetim për përgjime të paligjshme

Ndaje në Whatsapp
Skandal me pajisjet përgjuese në Durrës, tre italianë

Thellohet skandali me pajisjet përgjuese që u bllokuan në Portin e Durrësit. Tre shtetasit italianë, dy prej të cilëve pjesë e Guardia di Finanza dhe një person i tretë qëndruan të paktën 12 orë në territorin e Republikës së Shqipërisë ku dyshohet të kenë përdorur pajisjet përgjuese dhe të kenë kryer përgjime.

Burime të besuara thanë se italianët kanë mbërritur në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës në orët e para të së premtes dhe janë ndaluar e marrë në pyetje teksa po largoheshin në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për përgjim të paligjshëm dhe kontrabandë si dhe do të duhet të përcaktohen të gjitha lëvizjet e italianëve në territorin tonë. Burimet mësojnë se në lëvizje për këtë çështje janë vënë instancat më të rëndësishme në vend si dhe Interpol Roma. Institucionet refuzojnë të japin informacion lidhur me këtë çështje.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme