Kronika 21 December 2025, 10:31 Nga VNA

Skandal i paprecedentë shtetëror: Zhduket vera miliona euro nga vila e Ergys Agasit, në kërkim Eno Agasi

Ndaje në Whatsapp
Skandal i paprecedentë shtetëror: Zhduket vera miliona euro nga vila e

Një skandal i paprecedentë ka përfshirë institucionet shtetërore. Vera miliona euro që u zbulua në vilën e Ergys Agasit është zhdukur. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij Eno Agasi.

Historia është e tillë. Burime për VNA kanë thënë se pasi agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës njoftuan drejtorinë e Doganave pasi malli ishte kontrabandë.

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe  përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë.

Eno Agasi është shpallur në kërkim për akuzat, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë.

Prokurori Bledar Valikaj po heton për kallëzim të rremë dhe administratorin e kompleksit.

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK bashkë me Ermal Beqirin pasi urdhëruan marrjen peng të biznesmenit Gerond Mece  që ta detyronin të tërhiqej nga tenderat. Në arrest shtëpie është dërguar Mirlinda Karcanaj drejtoreshë e AKSHI dhe nënndrejtoresha Hava Delibashi. 4 persona të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme