Kronika 26 October 2025, 17:29 Nga VNA

Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det: 135 kg të sekuestruara deri tani

Ndaje në Whatsapp
Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det: 135 kg

Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe në të gdhirë të së premtes u mbyt në ngushticën detare midis Korfuzit dhe Igumenicës.

Sipas policisë greke, pasi u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës drejtuesi i skafit, 50-vjeçari Edmond Musa nga Saranda, i njohur si “Çimoni”, u çua sërish në vendin ku ishte mbytur skafi. Me ndihmën e një zhytësi privat, brenda skafit u gjetën pesë pako me 79 kilogramë e 750 gramë marijuanë.

Një ditë më pas, në vendin e quajtur “Voda” në Sajadhë, u gjet një çantë që përmbante gjashtë pako të tjera me 56 kilogramë e 130 gramë marijuanë. Deri tani sasia totale e drogës së sekuestruar është 135 kilogramë e 880 gramë marijuanë.

Personi i arrestuar, Edmond Musa, akuzohet për shkelje të ligjit “Për substancat që shkaktojnë varësi”, pasi tentoi të importonte ilegalisht një sasi të madhe droge në Greqi, si dhe për hyrje të paligjshme në vend, pasi nuk kishte dokumente të ligjshme udhëtimi. Përveç kësaj, u sekuestruan droga, skafi prej materiali poliestër i përdorur si mjet transporti dhe një telefon celular.

Vlera e përgjithshme e drogës së sekuestruar arrin në rreth 400.000 Euro.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme