Kronika 20 November 2025, 09:57 Nga VNA

Situata nga reshjet pas 24 orëve të fundit: Përmbytje banesash dhe dëmtime rrugësh

Ndaje në Whatsapp

Situata nga reshjet pas 24 orëve të fundit: Përmbytje banesash

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Në zonën e Novoselës, lumi Vjosë ka arritur nivelin kritik për shkak të prurjeve të vazhdueshme gjatë natës. Si pasojë, lumi ka dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit duke përmbytur 3 banesa. Pika më e rrezikuar deri tani është tregu dhe disa sipërfaqe tokë të vendosura në Selenicë. Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se aksin rrugor nuk ka pengesa dhe mbetet i kalueshëm.

Reshjet e shiut që kanë vijuar gjatë natës në qarkun e Beratit kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumit Osum, por pa shkaktuar dalje nga shtrati në qytet. Në Njësinë Administrative Velabisht dhe në fshatin Veterrik, ujërat kanë përmbytur rreth 80 hektarë ullishte dhe toka bujqësore, ndërsa një banesë në fshatin Moravë mbetet nën ujë. Në bashkinë Dimal, pesë banesa në Dafinat dhe dy në Çiflik janë prekur nga përmbytjet, ndërsa në fshatrat Arrës dhe Çiflik janë përmbytur rreth 13 hektarë tokë bujqësore.

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar gjithashtu përmbytjen e rreth 50 hektarëve toke bujqësore në fushën e Maliqit. Fryrja e lumit Dunavec, veçanërisht në pjesën ku bashkohet me lumin Devoll, ka përkeqësuar situatën. Tokat e përmbytura ndodhen në zonën e ish-kënetës së Maliqit, ndërsa punonjësit e kullimit po punojnë prej ditës së djeshme për të mbajtur situatën nën kontroll.

Aksi rrugor Rrëshen–Bukmir në Mirditë është dëmtuar rëndë, duke shënuar shembje të mëdha në disa segmente, dhe ka bërë që qarkullimi të jetë i vështirë për banorët e Njësisë Administrative Kaçinar. Autoritetet po monitorojnë situatën, pasi dëmtimet mund të rrezikojnë bllokimin e rrugës.

Probleme ka pasur edhe në rrugën nacionale Maliq–Gramsh, ku në fshatin Lozhan rruga u bllokua për disa orë nga inertet, por situata u normalizua këtë mëngjes dhe qarkullimi vijon pa pengesa.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë monitorimin e zonave të përmbytura dhe aksidenteve të mundshme rrugore, ndërsa qytetarëve u bëhet apel të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në këto akse dhe pranë lumenjve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme