Kronika 7 January 2026, 12:18 Nga VNA

Situata e përmbytjeve në vend/ Qindra banesa të dëmtuara dhe dhjetëra familje të evakuuara

Ndaje në Whatsapp

Situata e përmbytjeve në vend/ Qindra banesa të dëmtuara dhe

Situata nga përmbytjet vijon të mbetet kritike në disa zona të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që nisën prej ditës së djeshme. Bilanci paraprak flet për qindra banesa të përmbytura, dhjetëra biznese të dëmtuara, evakuime familjesh, bllokim rrugësh dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Zona më e goditur mbetet Gjirokastra, ku vërshimet e lumenjve dhe përrenjve kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në lagjen “18 Shtatori”, ku dhjetëra biznese, banesa dhe automjete janë dëmtuar rëndë. Rrëshqitjet e dherave dhe prania e masiveve të inerteve kanë izoluar edhe disa fshatra, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Problematike paraqitet situata edhe në Durrës, ku mbi 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar. Edhe pse reshjet kanë pushuar dhe gjendja është disi më e qetë, uji vijon të jetë prezent në disa zona periferike. Përmbytjet kanë prekur institucione publike, përfshirë burgun e qytetit, si dhe ambiente kulturore e artistike, duke rrezikuar vepra me vlerë të veçantë.

Rrezikshmëri e shtuar raportohet nga lumi Vjosa, niveli i të cilit ka arritur në 7.2 metra dhe i është afruar pikës kritike, duke dalë nga shtrati në disa segmente. Strukturat e emergjencave civile kanë rritur gatishmërinë dhe kanë njoftuar komunitetet përgjatë rrjedhës së lumit për masa paraprake sigurie.

Në veri dhe verilindje të vendit, situata mbetet e rëndë në zona të thella malore, ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar plotësisht rrugët lidhëse dhe kanë izoluar disa fshatra. Ndërkohë, në disa akse kombëtare janë shënuar incidente nga rënia e gurëve, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime në banesa dhe infrastrukturë rrugore në jug dhe juglindje të vendit, ndërsa rritja e nivelit të lumenjve ka sjellë përmbytje në zona të banuara dhe toka bujqësore. Në disa raste janë kryer evakuime preventive dhe autoritetet vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të situatës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme