Politika 2 February 2026, 12:44 Nga VNA

Vizita “inspektuese” e Komisionit të Xhafajt në GJKKO, një proces jashtë ligjit dhe jashtë kalendarit të Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

Vizita “inspektuese” e Komisionit të Xhafajt në GJKKO,

Në kuadër të inspektimit të paralajmëruar dhe të jashtëligjshëm të gjykatave nga Komisioni i Nismave Qytetare i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, sot ka qenë radha e Gjykatës së Posaçme.

Bledi Çomo, deputet i Partisë Socialiste dhe i dërguari i zotit Xhafaj, u prit me “nderime” nga kryetari i GJKKO-së, në një proces që nuk është parashikuar as në ligj dhe as nuk është miratuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Vizita vjen në vazhdën e lëvizjeve të komisionit parlamentar drejt institucioneve të drejtësisë, pavarësisht se nuk ekziston një vendimmarrje formale e Konferencës së Kryetarëve për këto “monitorime në terren”, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe qëllimin e tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme