Kronika 27 November 2025, 10:33 Nga VNA

Shtyhet seanca për “Dosjen 5D”, mungonin Redi Molla dhe avokatët e tij

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet seanca për “Dosjen 5D”, mungonin Redi Molla dhe

Seanca ndaj të pandehurve për dosjen e njohur 5D në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shtyrë, pasi ish-drejtori i bashkisë, Redi Molla, dhe avokatët e tij nuk ishin prezentë.

Redi Molla ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore. Një nga avokatët mungoi për shkak të problemeve shëndetësore të një familjari, ndërsa avokati tjetër kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye personale shëndetësore.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar më 10 dhjetor.

Redi Molla po hetohet për dosjen 5D, që solli arrestimin e disa drejtuesve në Bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme