Kronika 28 October 2025, 10:28 Nga VNA

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK sjell prova të reja në gjyq

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën gjyqësore paraprake për dosjen Meta-Kryemadhi. Shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërkohë që në seancë SPAK dorëzoi prova të reja.

Para gjykatës, Kryemadhi deklaroi se SPAK po tenton të mbajë në burg Ilir Metën, ndërsa atë dhe familjarët e saj nën presion.

Ja çfarë deklaroi Kryemadhi para GJKKO:

“Qesharake dhe e dhimbshme që sot jemi në këtë standard për shkak të asaj që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe në sistemin e drejtësisë.

Hetimi vijon, edhe pse dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vijon heton merr letërporosi, pra hetimi për mua, Metën dhe nënën time nuk ka mbaruar. Pra ne vijojmë të jemi në hetim paraprak. Kjo bërt për të mbajtur Metën në burg dhe mua e familjarët e mi nën presion dhe për të arritur një inat personal, ata që e bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim.

Një gjë të mirë kishte sot seanca, sepse sot kemi kompanitë apo personat që ka paguar fatura në emër të LSI. Del në pah grushti i shtetit apo puci ndaj familjes time apo rrethit shoqëror. Një kompani amerikane ka paguar për lobim në SHBA. Që nga ky moment akuzat për lobimin nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngarkojnë me faj kompaninë GSIS, që ka pranuar që në llogarinë e një kompanie lobimi të paguhen para në emër të një partie shqiptare.

Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK.”

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme