Kronika 12 February 2026, 12:22 Nga VNA

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, shkak dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, shkak dhunimi i

Seanca e radhës paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-gruas së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, do të shtyhet, për shkak se avokatët janë solidarizuar me kolegun e tyre Kujtim Cakrani.

Ky i fundit u godit nga dy persona në Vlorë, teksa hyri në një karburant për të furnizuar automjetin. Personat që e goditën nuk janë identifikuar ende. Policia e Vlorës tha se ka dyshime se avokati Cakrani u dhunua për motive të dobëta.

Kujtim Cakrani mbron në përballjen me drejtësinë ish-presidentin e vendit Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë akuza të tyre, si korrupsion e pastrim parash. Aktualisht mbrojtësi ligjor e ka lënë spitalin dhe ndodhet në banesën e tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme