Kronika 21 October 2025, 10:54 Nga VNA

Shtyhet seanca gjyqësore e Erion Veliajt për shkak të bojkotit të avokatëve

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca gjyqësore e Erion Veliajt për shkak të bojkotit

Seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë sërish. Shkak për këtë shtyrje u bë bojkoti i avokatëve penalistë, të cilët vijojnë të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore në shenjë proteste për arrestimin e kolegut të tyre, avokatit Ulian Barjami.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 28 tetor, në orën 10:00, megjithatë mbetet e paqartë nëse do të mund të zhvillohet, duke pasur parasysh që bojkoti i shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet të zgjasë deri më 25 tetor.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Erion Veliaj akuzohet për përfshirje në nëntë raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Edhe seanca e mëparshme, e parashikuar për më 10 tetor, u shty për të njëjtën arsye – mungesën e avokatëve, të cilët ishin në bojkot pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në atë seancë mungoi edhe vetë Veliaj.

Bojkoti aktual i avokatëve penalistë përfshin të gjitha proceset gjyqësore, përfshirë ato në Gjykatën Kushtetuese, përveç rasteve që lidhen me masat e sigurisë. Ky pezullim i pjesëmarrjes së tyre ka bllokuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë edhe procesin ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme