Kronika 18 December 2025, 17:51 Nga VNA

Shtyhet ceremonia për drejtuesin e ri të SPAK

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet ceremonia për drejtuesin e ri të SPAK

Sipas parashikimeve ligjore, Klodjan Braho pritej të merrte zyrtarisht detyrën në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Megjithatë, për shkak se anëtarët e KLP-së ndodhen në një vizitë zyrtare në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë.

Klodjan Braho, me një përvojë 18-vjeçare në sistemin e prokurorisë, u zgjodh kryeprokuror i ri i SPAK më 11 dhjetor, në një proces votimi të zhvilluar në prani të përfaqësive diplomatike.

Ceremonia e marrjes së detyrës do të mbahet ditën e hënë, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme