Kronika 22 November 2025, 11:41 Nga VNA

Shqipëria nën ujë, përmbytje në disa qarqe

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria nën ujë, përmbytje në disa qarqe

Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme të konsiderueshme materiale. Qindra hektarë tokë janë zhytur nën ujë, ndërsa situata mbetet kritike në disa qarqe, veçanërisht në zonat Fier-Vlorë.

Sipas raportimeve më të fundit, lumi Seman ka arritur nivelin kritik, duke përmbytur sipërfaqe të gjera. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse reshjet vijojnë, situata mund të përshkallëzohet dhe të shkaktojë probleme të mëtejshme për banorët.

Situata në qarqet kryesore:

Berat: Lumi Osum ka shkaktuar përmbytje që kanë dëmtuar rrjetin e ujit të pijshëm. Bashkia Dimal ka njoftuar se uji nuk është i pijshëm dhe ekipet e Emergjencave po punojnë për pastrimin e baltës dhe ujërave pas tërheqjes së lumit. Në pjesën më të madhe të Njësisë Velabisht, ujërat në tokat bujqësore po tërhiqen gradualisht.

Lezhë: Reshjet dhe niveli i ujit kanë filluar të ulen. Në Kurbin po vijon puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, ndërsa në Tale po përforcohet argjinatura e dëmtuar. Hidrovori i Tales është vënë në punë, duke ulur nivelin e ujit me rreth 10 cm gjatë natës.

Mirditë: Reshjet vijojnë me intensitet, ndërsa dy banesa mbeten nën monitorim për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e tokës. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, niveli i lumit Drin dhe Mat mbeten brenda kuotave normale.

Fier-Vlorë: Situata mbetet kritike, sidomos në lumin Seman, ku uji ka dalë nga shtrati në disa zona, brenda argjinaturave.

Vjosë dhe Shkumbin: Situata është më e qetë, me nivele të ujit që po bien gradualisht, përfshirë urën e Mifolit.

Strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes po monitorojnë vazhdimisht argjinaturat dhe prurjet e lumenjve. Deri tani, nuk ka raportime për dëmtime të infrastrukturës kritike, ndërsa koordinimi i situatës vijon në mënyrë të vazhdueshme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme